E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë, vërshëllima ambasadorit francez

Një fjalim që po mbahej nga ambasadori francez në Prishtinë, Jean Francois Fitou dhe ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi, nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë.

Gjatë fjalimit të mbajtur në një institut privat, diplomati francez dhe zyrtari kosovar janë vërshëllyer nga disa aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje.

Këta të fundit i kanë kërkuar sqarime ministrit të Brendshëm përse nuk ndodhet në veri të Mitrovicës, për të mbikëqyrur situatën.

Ambasadori Fitou ka reaguar ndaj sjelljes së aktivistëve të Vetëvendosjes, duke e cilësuar atë si një aksion fashist. “Franca dhe Evropa i kundërshtojnë veprime të tilla”, ka deklaruar Fitou.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›