E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet ambasada amerikane në Siri

Ambasadori Robert Ford si arsye për largimin nga ky vend ka treguar "sulmet e bëra prej përkrahësve të Esadit kundrejt ambasadës", raporton “TRT” dhe “Reuters”.

Sipas informacioneve të marra prej punonjësve të ambasadës, Fordi i cili është ndarë në leje të përhershme dhe është kthyer në vendin e tij, me këtë hap ka treguar edhe reagimin ndaj kufizimit të lëvizjes së lirë.

Qoftë ambasadori Ford qoftë punonjësit e ambasadës, pas rritjes së tensionimit në vend shpesh herë bëheshin objekte të sulmeve.

Së fundmi të premten e kaluar, Robert Ford, ishte sulmuar me domate dhe vezë./Start/

                                                                                             2011-10-24 10:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›