Shpëtoi fëmijën, por vetë vdiq; dora e panjohur nën rrënoja...

Tërmeti 7.3 ballësh e zuri Junusin e vogël në një internet kafe. Pasi dëgjuan zë njeriu, ekipet e shpëtimin u futën nën rrënoja për të shpëtuar 13-vjçarin.
Në këtë kohë, në vendngjarje ndodhej edhe korrespondenti i gazetës “Zaman” dhe i “Reuters”-it, Kurşat Bayhan, objektivit të të cilit nuk i shpëtoi detaji që mbi supin e djalit ndodhej një dorë e panjohur.
Pas ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit u pa se dora ishte e një personi që kur kishte rënë tërmeti, ishte përpjekur të mbronte të miturin. “Zaman” thotë se për momentin nuk dihet identiteti i saktë i personit, por ajo që shihet qartë është se ai ka bërë një sakrificë të madhe për të shpëtuar Junusin e vogël, dha jetën e tij.
Për më tepër foto, shikoni fotogalerinë...
/Zaman-Start/F. Prroni/
2011-10-24 14:36