E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine votojne Thaci Shala e Kurti

Ne Prishtine kane votuar disa nga perfaqesuesit e larte te partive politike te cilat pretendojne se do te dalin fituese ne keto zgjedhje te parakohshme.

Keshtu ne shkollen Faik Konica te kryeqytetit kosovar ka votuar kryeministri ne ikje Hashim Thaci si dhe nenkryetari i AAK-se Blerim Shala.

I pari gjate fushates elektorale ka premtuar liberalizimin e vizave dhe afrimin e Kosoves me BE-ne nese i jepet nje mandat i dyte.

Ndersa Shala ka shprehur bindjen e tij se do te jete kryetari i AAK-se Ramush Haradinaj ai qe do te qeverise Kosoven pas ketyre zgjedhjeve.

Nderkohe ne Fakultetin Ekonomik ka votuar edhe lideri i levizjes Vetevendosje Albin Kurti i cili u ka bere thirrje qytetareve qe te votojne per ndryshimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›