Prishtinë,shpërthimi para ICO-së, arrestohen tre gjermanë
Policia e Kosovës njoftoi se të mërkurën rreth orës 16:15 ka arrestuar 3 persona të dyshuar rreth shpërthimit të një mjeti eksploziv më 14 nëntor pranë Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë. Policia ka thënë se të arrestuarit janë shtetas gjermanë, por të cilët ndodheshin privatisht në Kosovë. Po sipas policisë, shtetasit e arrestuar gjermanë nuk kanë imunitet diplomatik. Ndërkohë të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 72 orësh. Hetimet për rastin vazhdojnë, ndërsa nuk dihen as motivet e sulmit.