Thaçi: Londra mbështet shtrirjen e EULEX-it në gjithë territorin
Plani 6 pikësh i Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon është "i vdekur" dhe vetëm plani 4 pikësh i palës kosovare është i "gjallë", tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklaratë për Radio Kosovën, pas takimit që ka zhvilluar të enjten me kryeministrin britanik Gordon Brown, dhe sekretarin e shtetit, David Miliband. Ai tha se Britania e Madhe mbështet shtrirjen e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës dhe zbatimin e plotë të pakos së presidentit Martti Ahtisaari. Kryeministri i Britanisë Brown ka pritur në një takim në Downing Street presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.Zyrtarë britanikë thonë se takimi i kryeministrit britanik me udhëheqësit kosovarë është në vazhdën e mbështetjes britanike për përparimin që është arritur deri tani dhe për të çimentuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, njofton BBC