Meksikë, arrestohet ish shefi i luftës kundër krimir të organizuar
Ish-shefi i shërbimit policor të Meksikës kundër krimit të organizuar u arrestua dje në kuadër të një operacioni ''duar të pastra'' sepse dyshohej se kishte lidhje me trafikantët e drogës, bëri të ditur Prokuria e Përgjithshme.Noe Ramirez, ish-drejtor i shërbimeve të specializuara për krimin e organizuar ishte i fundit në listën e policëve të arrestuar këto javët e fundit. ''Ramirez dëshmoi në kuadër të këtij operacioni dhe gjykata ka vendosur arrestin me burg'', deklaroi Prokuria e Përgjithshme. Prokuroria e Përgjithshme meksikane e ndërmori këtë aksion në muajin korrik në Siedo ku shumë policë të implikuar në trafikun e drogës njoftonin trafikantët duke bërë të dështonin operacionet kundër tyre. Trafikantët i paguanin 150 000 deri në 450 000 dollarë në muaj disa policë në këmbim të informacioneve të tyre