Zjarret,Kalifornia në gjendje të jashtëzakonshme
Gjendje paniku në shtetin amerikan të Kalifornisë për shkak të zjarreve që kanë përfshirë këtë zonë. Sipas të dhënave, flaket po përhapen me shpejtësi të madhe nga era që përshkon zonën me rreth 120 km/h, ndërsa zjarrefikesit po bëjnë të pamunduren për të mbajtur nën kontroll vatrat me të rrezikshme.
Që prej ditës së premte, u shpall gjendja e jashtezakonshme ne Santa Barbara dhe Montecito ku me shume se 100 ndertesa jane shkaterruar plotesisht. Nderkohe, sot guvernatori Arnold Schwarzenegger ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme ne shtetin e Kalifornise. Per te pershkruar tmerrin dhe oret e kaluara me friken e madhe, aktori i njohur i zones se Santa Barbara-s, Rob Lowe ka folur per revisten e perjavshme "People". "Dukej sikur po ndodhte apokalipsi. Gruaja ime erdhi duke uleritur me te mdhe pasi pa se mali ishte ne flake. Mora femijet dhe u larguam menjehere", shprehet aktori, shtepia e te cilit bashke me ate te Michael Douglas dhe Oprah Winfrey nuk kane pesuar deme te medha materiale. Ne kete zone rreth 1500 shtepi jane avakuuar plotesisht.