Qeveria irakiane miraton paktin me trupat amerikane
Qeveria irakiane miratoi para pak minutash një pakt që i lejon trupave amerikane që të qëndrojnë në vend edhe për tre vjet të tjera, deklaroi ministri i Jashtëm irakian, Hoshiar Zebari. ''Vendimin e saj, qeveria nuk do ta dërgojë në parlament për miratim'', shtoi ai. Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë, Ali al-Dabag tha se kabineti e kishte mbështetur fuqimisht paktin./