Priske, Rama: Jo pazar me voten

Zoti Rama ishte ne fshatin Priske ne afersi te kryeqytetit me banore te zones, ku u ndesh me ankesa te familjeve me numer te madh pjesetaresh te papune, apo ne pension, me pamundesine per t’u pajisur me leternjoftime.
“Une kam 6 pjesetare per te votuar, i thone 62 mije leke. Ku t’i gjej? Jam pa pune”, eshte ankuar nje prej banoreve.
Nga ana e tij, Rama u ka dhene te drejte ankesave te qytetareve te fshatit te varfer. “Te gjitha deshmite tuaja jane kuptimplota, qe tregojne se varferia dhe papunesia, qe jane ulur kembekryq, e bejne te pamundur blerjen e kartes, qe eshte nje e drejte. E drejta e votes nuk blihet dhe qeveria nuk mund ta shese kete te drejte sikur te jete nje sherbim”, ka pohuar Rama.
Zoti Rama gjate bashkebisedimit me banoret e Priskes tha se, qeveria duhet te reflektoje sa me pare per te hequr taksen mbi voten dhe per t’u garantuar shqiptareve te drejten kushtetuese te votes.