E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, banesa rrezikon shembjen nga punimet e fqinjit

Banesa e familjes Tallushi në Kavajë, rrezikon të shembet për shkak të punimeve që po kryen nga një fqinj i tyre. Ankesat e familjes së dëmtuar u janë bërë me dije edhe pushtetarëve vendorë të zonës, të cilët ende nuk i kanë dhenë një zgjidhje këtij problemi. 

KAVAJE- Një familje në Kavajë jeton çdo ditë me ankthin e shembjes së banesës. Familja e rusem Tallushit, krahas luftës për mbijetesë tashmë dsuhet të mendojë se si te ryhet nga shembja e mundshme e banesës, ku kjo famnil;je jeton prej vitesh. Që nga muaji janar tregon i zoti i shtëpisë muret, tavani dhe dyshemeja kanë pësuar çarje tashmë jo nga ndonjë katastrofë natyrore, por si pasojë e punimeve që po kryhen nga komshiu i tyre, pasoja e të cilëve kanë rënë në familjen Tallushi.

Ankesat e familjes së dëmtuar janë dërguar deri tek institucionet përkatëse, por problemi ka mbetur i njëjtë. Sipas së zonjës së shtëpisë familja Tallushi ka pritur një zgjidhje lidhur me shqetësimin e tyre nga pushtetarët vendorë të cilët jo vetëm nuk kanë reaguar por kanë kërcënuar indirekt për nxjerrjen mediatike të çështjes.

Familja Tallushi jeton thuajse në varfëri ekstreme, i zoti i shtëpisë Rustemi është invalid ndërkohë që e shoqa është e papunë. Ata kanë dy fëmijë të rritur dhe jetojnë me të ardhurat ,ujore vetëm prej 6 mijë lekësh të reja marrë nga invaliditeti i kryefamiljarit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›