Fier, mungesa e pullave mbyll gjendjet civile
Zvarritja e procesit të aplikimit për karta në qytetin e Fierit është kthyer në një shqetësim për dhjetra qytetarë. Mungesa e pullave për dhënien e certifikatave ka bërë që dyert e gjendjes civile në 4 rajonet e Fierit të mbyllura që prej dy javësh.
FIER- Zvarritja e procesit të aplikimit për pajisjen me karta identiteti në Fier është kthyer tashmë në një shqetësim për dhjetra qytetarë. Dyert e gjendjes civile në të gjitha rajonet e qytetit qëndrojnë të mbyllura, shkak për këtë është bërë mungesa e pullave të certifikatave ku me dhjetra qytetarë janë të detyruar të qëndrojnë në pritje.
Sipas kryetarit të rajonit numër dy, Maksim Zarka, ka mëse dy javë që në gjendjen civile mungojnë pullat. Zarka është shpreh se janë vënë në dijeni të gjitha instancat përkatëse për këtë mungesë.
Prefekti i qarkut të Fierit Shanin Bejtaj shprehet se ky problem nuk është në kompetencën e këtij dikasteri, por duhet të zgjidhet nga Ministria e Financave.
“Arsye që nuk ka pulla, nuk është një problem që zgjidhet prej nesh por nga Ministria e Finacave”- tha Bejtja. (a.r/news24/balkanweb)