Kamëz, makina përplas kalimtarin, vdes në spital
Një person ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz , kur për shkak të këtij aksidenti ka mbetur i vdekur 35 vjecari Nikollë Marku. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia.
TIRANE- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e pasdites në Kamez. Një makinë tip benz me targa të huaja ka aksidentuar një kalimtar i cili ka humbur jetën më pas në spital. Sipas burimeve policore, Shkëqim Matoshi që drejtonte mjetin ka aksidentuar për vdekje Nikollë Markun 35 vjec. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia. Ndërkaq kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaun e aksidentit, që i kushtoi jetën 35 vjecarit. (e.n/news24/balkanweb)