E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prita fatale

Eshte vrare ne nje prite Shefko Salkovic kurse eshte plagosur rende Edin Islamovic te dy boshnjake kosovare anetare te KKZ146se ne Leposaviq. I vrari ishte aktivist politik i njohur si mjaft lojal ndaj shtetit te Kosoves. Po ashtu ai ishte i njohur ne perpjekjet rreth integrimit te komunitetit te tij ne jeten publike. Nga Jeton Musliu me 09 dhjetor 2010 ne ora 0827

Eshte vrare ne rrethana ende te pasqaruara Shefko Salkovic1980 shtetas i Kosoves i perkatesise etnike boshnjake.

Ngjarja ka ndodhur te marten rreth ores 14 ne fshatin Postenje te Leposaviqit dhe pervec tij eshte plagosur rende edhe Edin Islamovic qe ndodhej ne te njejten veture.

Dyshohet se Sallkoviq nga fshati Rvatska i Leposaviqit eshte vrare ne nje prite te organizuar nga persona ende te panjohur per policine.

Sipas Policise se Kosoves viktima ka nderruar jete ne vend te ngjarjes ndersa i plagosuri eshte transportuar ne qendren spitalore ne veri te Mitrovices ku edhe i eshte nenshtruar intervenimit kirurgjik.

Duke e konfirmuar rastin per Express zedhenesi i Policise se Kosoves Besim Hoti sqaron se tash per tash eshte ende heret te flitet per motivet e vrasjes.

147Gjithashtu eshte heret te flitet per rrethanat e vrasjes dhe se hetimet jane duke u kryer ne menyre intensive nga policia148 thote Hoti zedhenes i Policise se Kosoves per rajonin e Mitrovices.

Ai sqaroi se vetura e tipit Opel Astra nga e cila dyshohet se eshte qelluar viktima eshte gjetur rreth tete kilometra larg nga vendi i ngjarjes.

147Vetura eshte gjetur dhe ajo eshte teresisht e djegur148 tha Hoti pa qene ne gjendje te jep ndonje informacion me shume ne lidhje me kete ekzekutim.

Salkovic ka qene edhe aktivist i njeres prej partive boshnjake koalicionit VAKAT qe drejtohet nga Sadik Idriz.

Ende nuk dihet nese kjo vrasje ka te beje me ceshtje politike por viktima ka qene perfaqesues politik i ketij koalicioni.

Sadik Idriz kryetar i VAKAT146it pasi sqaroi se lajmin per vrasjen e Salkovicit e ka kuptuar nga mediat thote te mos kete informacione se si ka ndodhur vrasja.

147Por mund te them se ky ka qene disa here me pare i kercenuar nga ekstremistet serbe ne veri148 tha Idriz per Express.

Sipas tij ne zgjedhjet e kaluara lokale Salkovic eshte plagosur nga persona te panjohur.

Se a ka kjo vrasje karakter politik politikani boshnjak Sadik Idriz nuk eshte ne gjendje ta pohoje apo mohoje por sqaron nje gje.

147Ju e dini se ky ka organizuar nje ndeje ne shtepine e tij me rastin e vizites se sekretares amerikane te Shtetit Hillary Clinton ne Kosove. I ndjeri nuk ka qene ne liste per deputet per zgjedhjet e 12 dhjetorit por ne zgjedhjet lokale 2009 ka qene bartes i listes se koalicionit VAKAT per komunen e Leposaviqit148 tregon Idriz dhe kerkon nga organet e rendit qe vrasjen ta zbardhin sa me shpejt.

Me rastin e vizites se Hillary Clintonit ne Kosove Salkovic kishte vendosur ne shtepine e tij flamujt e Kosoves dhe SHBA146ve.

147Sot jemi shume te gezuar. Kjo eshte nje dite e madhe per ne banoret boshnjake te fshatrave Rvatska Zaseok Muminovic Vrba Beberishte dhe Kalin por edhe per gjithe Kosoven148 pat thene ai. 147Na ka ardhur mikja jone burri i se ciles na ka ndihmuar dhe na ka bere shtet u jemi mirenjohes perjete148.

Per vrasjen e Salkovicit ka reaguar edhe Dega e PDK146se ne Mitrovice. Rasim Veseli i PDK146se ka deklaruar ne nje konference per media se Salkovic ka qene nje njeri i cili haptazi ka shfaqur ndjenjen e vet dhe te qytetareve qe perfaqeson se e njohin Republiken e Kosoves.

147Pervec te tjerash Salkovic ka qene duke pergatitur themelimin e deges se Partise Demokratike te Kosoves ne Leposaviq dhe ka qene veprimtar i devotshem per kaq kohe sa njihemi me te148 ka thene Veseli.

Veseli dyshon se vrasje e tij ne prite ka qene nje skenar i pergatitur nga sherbimi sekret serb prej te cileve i ndjeri ka pasur edhe me heret kercenime.

Sipas burimeve nga policia viktima Salkovic ka qene duke qarkulluar me automobilin 147Toyota148 me targa 522 KS 949 ndersa eshte qelluar nga njerez qe qarkullonin me nje 147Opel Astra148 me ngjyre metalike.

Ne zgjedhjet e vjetshme lokale Salkovic ishte zgjedhur keshilltar komunal ne Asamblene Komunale te Leposaviqit.

KQZ
Lidhur me vrasjen e Shefko Salkovicit ka reaguar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nepermjet nje deklarate per media KQZ146ja sqaroi se i ndjeri ka qene trajner ne Komisionin Komunal te Leposaviqit ndersa i plagosuri Edin Islamovic qe ndodhej me te ne automjet eshte anetar i Komisionit Komunal Zgjedhor ne Leposaviq.
147Kerkojme nga organet e rendit dhe drejtesise qe kryesit e kesaj vepre te zbulohen dhe te sillen para drejtesise148 thuhet ne komunikate.

EULEX e ICO
Per r5astin ka reaguar edhe shefi i EULEX146it Xavier Bout de Marnhac. 148Apeloj per qetesi dhe bej thirrje per sjellje te pergjegjshme nga te gjitha anet ne kete periudhe potencialisht te ndjeshme148 ka thene ai.
De Marnhac ka shprehur besimin se Policia e Kosoves do te kryeje detyrat ne lidhje me kete hetim ne nivel te kenaqshem. Nderkaq shefi i Zyres Civile Nderkombetare Pieter Feith ka thene se dhuna nuk ka vend ne demokraci.

I njohuri Shefko
Emri i te vrarit Shefko Salkovic nuk eshte i panjohur per policine. Ne nentor te vitit 2008 Salkovic eshte arrestuar nga ne veri te vendit nga Policia e Kosoves duke u bazuar ne nje fletarrest te leshuar nga policia e Serbise. Ne ate kohe ai akuzohej per nje vrasje e cila kishte ndodhur rreth tete vjet me pare. Salkovic e kishte mohuar se ka gisht ne ate vrasje. Nderkaq para pak muajsh atij i ishte rrembyer vellai Fikreti dhe ishte mbajtur per disa kohe ne burgun e Novi Pazarit. Ne ate kohe Shefko kishte deklaruar se dyshon qe Fikreti eshte kindapuar nga policia e Serbise diku ne rruge per ne Leposaviq dhe nga aty ne kanale ilegale ishte derguar ne burgun e Novi Pazarit. Familja dyshonte se kjo po ndodhte per shkak se ata e kane pranuar shtetin e Kosoves.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›