Kapen per liberale
Fushate elektorale e ashper eshte duke mbreteruar edhe te partite serbe qe pritet te marrin pjese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Gjate nje debati te mbajtur te merkuren ne Cagllavice nuk kane munguar akuzat ndermjet perfaqesuesve te ketyre partive.
Kryetari i Partise Demokratike Serbe Slavisa Petkovic ka thene se ne kete fushate nga politika shqiptare po degjohen premtime te shumta por ne qofte se realizohen vetem 5 per qind e tyre serbet do te ishin te kenaqur.
Ai nuk ka kursyer akuza per Partine e Pavarur Liberale SLS e cila ka qeverisur me disa komuna duke e quajtur nje shoqate kriminale.
147EULEX146i do te kete shume pune me ta. Ata kane privatizuar komunat kane privatizuar pushtetin148 ka thene Petkovic.
Radomir Dimic kryetar i Iniciatives Qytetare 147Krahu i Popullit148 ka thene se segmenti kryesor ne programin e kesaj partie eshte kthimi dhe qendrimi ne Kosove i te gjithe atyre qe jane zhvendosur pavaresisht nga perkatesia nacionale. Sipas tij nuk guxohet te manipulohet me qytetaret duke u premtuar shume gjera dhe duke mos realizuar asgje. Edhe Dimic ka adresuar kritika drejt zyrtareve te SLS146se.
147Nuk kane bere asgje konkrete per kthimin e njerezve. Ata nuk kane program ata kane vetem para te ministrise. Ato para i kane harxhuar ne uiski ne metropole jashte Kosove148 ka theksuar Dimic.
Nderkaq Sasa Djokic kryetar i Partise Demokratike Serbe te Kosoves dhe Metohise ka ftuar misionin EULEX dhe institucionet e tjera qe te hetojne drejtuesit e SLS146se.
147E ftoj EULEX146in UNMIK146un dhe Policine e Kosoves qe te behet hulumtim i drejtperdrejte ne te gjitha institucionet ku liberalet kane marre pjese148 tha ai.
Perkunder kritikave te ashpra i qete eshte treguar shef i shtabit zgjedhor te kesaj partie Dalibor Jevtic.
147Te gjitha epitetet qe po na mveshen nuk kane kurrfare rendesie sepse rezultatet jane evidente148 ka thene Jevtic.
SLS pjese e qeverise
Partia e Pavarur Liberale SLS e Slobodan Petkovicit pret qe ne zgjedhjet e 12 dhjetorit te siguroje 13 ose 14 vende ne Kuvend dhe qe perfaqesuesit e saj te marrin pjese ne qeverine e ardhshme.
Shefi i Shtabit Zgjedhor te SLS-se Dalibor Jevtic ka thene se serbeve te Kosoves iu eshte garantuar nje dikaster ministror ne qeverine e ardhshme.
Sipas Jevticit partia e tij do te garoje e ndare nga Lista e Perbashket Serbe JSL e Rada Trajkovicit ngase kjo liste flet per ceshtje te medha politike te statusit dhe ceshtje shteterore ndersa SLS-ja angazhohet per jete me te mire te qytetareve.
Thirrje per bojkot
Strukturat paralele te Serbise qe veprojne ne veri te Kosoves kane ndermarre nje fushate te hapur kunder zgjedhjeve te 12 dhjetorit.
147Jo zgjedhjeve shqiptare147 148Jo zgjedhjeve te nje shteti te rrejshem Kosove147 147Bojkotoni zgjedhjet e shqiptareve147 etj. jane disa nga thirrjet qe permbajne postere te vendosur ne Veri.
Burime nga Veriu kane theksuar se posteret jane vendosur nga njerez te Partise Demokratike te Serbise DSS te Vojislav Kostunices e cila ne Kosove udhehiqet nga Marko Jaksic si dhe Keshilli Nacional Serb KNS i Milan Ivanovicit.
Serbet me Prishtinen
Serbet nga Kosova do te duhej te merrnin pjese ne ekipin negociator te Prishtines ka deklaruar kryetari i SLS146se Slobodan Petrovic. 147Eshte e logjikshme qe ata njerez qe mbrojne interesat e serbeve ne institucionet e Kosoves te jene pjese e bisedimeve148 ka deklaruar ai.