E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prite me makine, e masakrojne me thika

Elbasan- Nje 28-vjecare eshte masakruar me thika, nga nje grup te rinjsh qe i zune prite me makine ne rrugen e lagjes. Ngjarja ndodhi oret e vona te mbremjes, ne lagjen "Skenderbej" te Elbasanit. Kater persona ende te paidentifikuar nga policia, i kane zene prite Ervis Urucit, 28 vjec, me banim ne kete qytet, dhe e kane goditur disa here me thika ne trup. Pasi kane qene te bindur se e kane vrare, ata jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Pas pak castesh ka arritur dhe policia, e cila ka nisur per ne spital te plagosurin. Ne vendngjarje kane shkuar ekspertet dhe grupi hetimor. Sipas te dhenave te para rezulton se autoret e krimit udhetonin me nje autoveture e tipit "Alfa", ngjyre gri, me targa italiane. Ata i kane zene rrugen automjetit me te cilin udhetonte 28-vjecari. Me pas kane hapur dyert me force dhe e kane qelluar disa here me thika ne trup. Pasi kane kryer krimin, kater te panjohurit jane larguar me shpejtesi me makine. Sipas mjekeve Ervis Uruci, ka marre plage te shumta ne pjese te ndryshme te trupit, por eshte jashte rrezikut per jeten. Ende nuk jane te qarta shkaqet e ketij sulmi. Policia po punon per te identifikuar dhe kapur, autoret e plagosjes ne bashkepunim.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›