Bomba me celular, gjenden gjurmet dhe karta e identitetit
Fier- Policia gjen nje karte identiteti dhe gjurme gishtash, ne bomben me telekomande te vendosur ne makinen e nje dentisti ne Fier. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se mendohet edhe per nje gabim ne shenjester te autoreve. Edmond Licaj, rezulton te mos kete pasur konflikte apo precedente te meparshem, ndersa gjate dy diteve te fundit sipas hetuesve, makina e tij tip "Benz" me targa te Fierit eshte perdorur nga disa persona, per shkak te aktivitetit. Ndaj dhe grupi hetimor ka perqendruar pistat tek nje shenjester e gabuar e autoreve, qe nuk kane aktivizuar eksplozivin me celular ne distance kur 32-vjecari ka hipur ne makine. Por zyrtare te policise, nuk dhane detaje rreth gjurmeve dhe kartes se identitetit, qe u gjet ne vendngjarje.
Xh. B.
Xh. B.