E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA:Përshëndet vendosjen e EULEX-it

Qeveria amerikane ka përshëndetur shtrirjen e EULEX-it në gjithë Kosovën, duke ritheksuar edhe njëherë mbështetjen për integritetin territorial të saj. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin shtrirjen më 9 dhjetor në gjithë Kosovën të misionit të rendit dhe ligjit në Kosovë (EULEX) ", thuhet në kumtesën e dhënë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack. "SHBA ritheksojnë mbështetjen për EULEX-in dhe janë krenare që mund të kontribuojnë me personel në këtë mision", thekson më tej kumtesa.
Në misionin evropian Amerika do të kontribuojë me një kontingjent prej 80 vetash, që do të jenë policë, gjyqtarë, dhe prokurorë. "Jemi të zotuar për Misionin e EULEX-it dhe forcimin e institucioneve të ligjit në gjithë Kosovën nga të cilat përfitojnë të gjitha komunitetet, duke promovuar integritetin territorial dhe stabilitetin në rajon", theksohet në kumtesën e qeverisë amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›