E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet afrimi i Vilës, Bakaj dhe Plaku drejt largimit

Ethet e merkatos kanë përfshirë edhe Dinamon, skuadrën që ka dominuar Kategorinë Superiore gjatë këtij sezoni. Blutë i kanë dhënë fund pushimit 3-ditor, që përkonte me mbylljen e gjysmës së parë të kampionatit dhe do të vendosen nën urdhrat e trajnerit Muça. Skuadra do të rifillojë stërvitjet, për të ruajtur formën fizike në prag të fazës përgatitore: në ditët e para të janarit kryeqytetasit do të udhëtojnë drejt Turqisë. Por, çështja e ditës në radhët e Dinamos mbetet merkato. Për pjesën e mbetur të kampionatit, skuadra rrezikon të humbasë shërbimet e Elis Bakajt. Mesfushori i Kombëtares ka qenë lojtari më i spikatur në këto 17 javë dhe tashmë ai po mendon seriozisht mundësinë e largimit jashtë vendit. Një tjetër largim i mundshëm është edhe ai i sulmuesit Sebino Plaku, i cili ka pakënaqësi për aktivizimin e paktë. Për sa u takon përforcimeve, po bëhen gjithmonë e më reale shanset për të afruar Emilian Vilën në formë huazimi nga Dinamo e Zagrebit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›