E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet dalja e Berishës për qeverinë e re, zbulohen disa nga emrat

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha pritet të bëjë sonte publik emrat e kabinetit të ri qeveritar. Është njoftuar nga Kryeministria një konferencë për shtyp në orën 19:30, ku tematikë do të jetë pikërisht qeveria e re.
Deri tani nga burime konfidenciale mësojmë se Lulzim Basha do të jetë ministër i Brendshëm, Spiro Ksera ministër i Punës, Majlinda Bregu, ministre Integrimi, Genc Ruli, ministër i Transporteve, Sokol Olldashi ministër i Drejtësisë.
Po kështu dihen edhe emrat e tre ministrave të LSI-së, Ilir Meta ministër i Jashtëm, Dritan Prifti, ministër i Energjetikës dhe Ekonomisë, Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›