Pritet me brohoritje, Trump ngjitet në skenë për fjalimin e fitores

Donald Trump u është drejtuar mbështetësve të tij, teksa po shkon drejt fitores si President i SHBA. Ai është pritur me brohoritje të mëdha me mbështetësit që bërtisnin “Ne duam Trump. Ne duam Trupm!”
Trump shoqërohet nga kandidati i tij për zëvendëspresident JD Vance, gruaja Melania Trump dhe stafi i tij u fushatës.
Trump falënderon turmën që e zgjodhi atë si presidentin e tyre të 47-të, si dhe të 45-in.
Trump ende nuk e ka fituar garën zyrtarisht pasi i duhen edhe 3 vota të kolëgjit zgjedhor.
Trump doli fitues në Pensilvani me 19 vota elektorale, duke shënuar edhe një hap drejt fitores në zgjedhjet presidenciale. Pensilvania është një nga shtetet përcaktuese të zgjedhjeve.
Aktualisht Trump ka siguruar 267 vota elektorale, përballë Nënpresidentes Kamala Harris që ka fituar deri tani 214 vota të tilla.
Duhen 270 vota elektorale për të siguruar mandatin presidencial./vizionplus.tv