E Diel, 1 Nëntor 2026

Pritet miratimi i projektit që i kalon nga territori shqiptar dhe gjeneron 20 mijë vende të reja pune

23-06-2013 / Gazeta 55

Gazsjellësi TAP - Berisha përshëndet takimin Alyeev-Barroso: “Vendimi tashmë është i pjekur për projektin më të leverdisshëm ekonomikisht”

Kryeministri shqiptar Sali Berisha përshëndeti dje pasdite takimin që u mbajt në Bruksel midis Presidentit të Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso dhe Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, Elham Alyeev. “Siç u njoftua dhe konferencën e tyre të shtypit Presidenti Barroso dhe Presidenti Alyeev, çështje kryesore e këtij takimi ishte vendimi i Konsorciumit Shah Denis 2 për gazsjellësin TAP apo Nabucco Light. Ndonëse nga takimi u theksua se Europa ka nevojë për të dy gazsjellësit, duket qartë se vendimi është tashmë i pjekur për projektin më të leverdishëm nga ana tregtare dhe që ndërtohet më shpejt dhe që është pikërisht TAP”, citon njoftimi për shtyp nga kryeministria. Më tej, njoftimi thekson se “Shqipëria si vend i angazhuar prej vitesh në mbështetjen e TAP me një rol nevralgjik në këtë projekt shpreh dhe një herë vendosmërinë e saj për të përmbushur çdo detyrim që rrjedh nga ndërtimi i këtij projekti në përputhje me marrëveshjet bilaterale dhe trelaterale që vendi ka firmosur me partnerët dhe aksionerët e tij. Projekti i TAP ka rëndësi të madhe strategjike për Shqipërinë mbasi bën të mundur gazifikimin e Shqipërisë me ndikim direkt në krijimin e mbi 20 mijë vendeve të punës dhe uljen e ndjeshme të kostos së jetesës për shqiptarët”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›