E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet rritje e re e çmimit të energjisë elektrike

Rritje të mëtejshme të çmimit të energjisë kërkojnë ndërkombëtarët për Shqipërinë. Përveç FMN-së, zërin për rritjen e çmimit e ngre sot edhe Banka Botërore.

Në një tryezë të rrumbullakët të bërë ditën e sotme në Tiranë, e kanë quajtur rritjen e çmimeve të energjisë një sfidë që duhet të përballohet nga Shqipëria, në kohën kur çmimet e energjisë janë rritur. “Është një sfidë që duhet përballuar” – është shprehur - Demetrios Papathanasiou, perfaqesues i Bankes Boterore.

Institucioni financiar ndërkombëtar ka kritikuar edhe qëndrimin që ka mbajtur politika shqitare në cëhstjet e energjisë. Sipas saj, diskutimet kanë qenë të politizuara, edhe për cështje teknike.

Në këtë mënyrë, rritet presioni mbi qeverinë dhe entin rregullator të energjisë, të cilët deri tani kanë kundërshtuar rritjen e cmimit të energjisë.

Deklarata e BB –së bie në kundërshtim me atë të bërë një javë më parë nga Bujar Nepravishta, kreu i Entit Rregullator të Energjisë. Ai tha se:- “konfrontimet me FMN dhe BB kanë sjellë në një përfundim të përbashkët, “KESH duhet të reformohet, dhe mbi të gjitha të përmirësojë performancën e tij financiare”.

Në raportin e publikuar nga Enti, Nepravishta theksoi se viti 2007, dhe fillimi i 2008-ës paraqesin vështirësi të mëdha pasi me prodhimin dhe importin e energjisë Shqipëria nuk mund të plotësojë nevojat për energji elektrike.

Përsa i përket vitit të kaluar Nepravishta vlerësoi se pavarësisht mundësive të mëdha financiare për të importuar energji, sigurimi i kësaj të fundit nuk ka qenë i mundur. Mesatarisht, kufizimi i energjisë elektrike ka qenë 3.5 orë, ndërkohë që humbjet në rrjet vlerësohen rreth 80 mln euro. Sipas Nepravishtës, një kilovat energji elektrike i humbur i kushton ekonomisë shqiptare dhe vetë sistemit energjetik, 1.1 euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›