Schwartz: Ka njerëz që janë detyruar të shkojnë në barrikada

Komandanti i njësisë shumëkombëshe Lindje të KFOR-it, koloneli amerikan, Michael Schwartz, tha se gjatë vizitës në pjesën veriore të Kosovës, nga një numër i njerëzve në barrikada është informuar se aty ishin kundër vullnetit të tyre.
“Një numër i protestuesve i kanë thënë gjeneralit Schwartz se në barrikada ishin kundër vullnetit të tyre, pasi strukturat paralele dhe anëtarët lokalë të krimit të organizuar i kanë frikësuar dhe detyruar ta bëjnë këtë”, thuhet në njoftimin e forcave të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Më tutje në njoftim theksohet se njësia shumëkombëshe Lindje e mbanë nën kontroll vendkalimin Jarinje dhe se forcat do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë, të cilët e respektojnë ligjin. /rel/