E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu, arrihet marrëveshja mes KFOR dhe palës serbe

PRISHTINE-Një marrëveshje ndërmjet KFOR-it dhe palës serbe për Veriun e Kosovës është arritur sot ne mbremje. Sipas një komunikate të KFOR-it, komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Buhler, shefi i ekipit negociator Borislav Stefanovic dhe ministri serb Goran Bogdanovic, sot kanë shkëmbyer për herë të dytë pikëpamjet mbi situaten e tanishme në veri të Kosovës dhe diskutuan për mënyrën e zgjidhjes së problemeve atje.

Takimi u mbajt në kampin e KFOR-it, Nothing Hill. Ata zhvilluan dhe hartuan një marrëveshje sipas së cilës parashikohet:

• Në portën 1 (vendkalimi kufitar në Jarinje) dhe portën 31 (vendkalimi kufitar në Bernjak) sistemi i tanishëm i kontrollit do të vazhdojë i pandryshuar deri në mes të muajit shtator 2011. Nëse është e nevojshme, kjo kornizë kohore mund të zgjatet. KFOR-i mban komandën dhe kontrollin në kalimet kufitare.

• Makinat, kamionët me peshë deri në 3.5 tonë dhe kamionët që transportojnë ndihma humanitare, përfshirë edhe ushqimin, mund të kalojnë pas kontrollimit të identitetit dhe kontrollit për armë.

• Bllokadat rrugore do të hiqen dhe liria e lëvizjes do të rivendoset.

(d.b/KohaDitore/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›