Kosova kundër marrëveshjes së KFOR me palën serbe
PRISHTINË- Qeveria e Kosvës kundërshton arritjen e marrëveshjs mes komandantit të KFOR-it, Erhard Buhler dhe palës serbe, transmeton Deutsche Welle.
Largimi i protestuesve serb nga barrikada në Rudarë ishte parakushti i takimit të së mërkurës mbrëma mes të komandantit të KFOR-it Erhard Bühler dhe palës serbe, kjo me qëllim që ushtarët e KFOR të kalojnë lirisht. Miprpo kjo marrëveshje kundërshtohet hapur nga qeveria e Kosovës.
Pak kohë pas publikimit të draftmarrëveshjes së përmbledhur në tri pika, qeveria e Kosovës e ka vlerësuar atë si të papranueshme.
”Qeveria e Republikës së Kosovës duke respektuar në plotëni Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si shtet sovran, i pavarur e autonom në vendimmarrje, njofton opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar se kjo draftmarrëveshje është e papranueshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe e parealizueshme në territorin e Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës mirëpret përpjekjet e KFOR-it për zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Por, për Kosovën nuk do të ketë kthim në gjendjen e para 25 korrikut dhe Qeveria e Kosovës do të respektojë në përpikmëri masat e reciprocitetit me Serbinë”, thuhet në komunikatën e qeverisë e cila vjen si kundërpërgjegje ndaj marrëveshjes së KFOR-it me përfaqësuësit serbë.
(m.a/BalkanWeb)