E Diel, 1 Nëntor 2026

"Katërshja" kërkon nisjen e bisedimeve izraelito-palestineze

Katërshja ndërkombëtare për Lindjen e Mesme i ka bërë thirrje Izraelit dhe palestinezëve që urgjentisht të rinisin bisedimet e paqes.

Deklarata u lëshua pas një takimi ndërmjet sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, shefit të OKB-së, Ban Ki-mun, kryediplomates evropiane, Kethrin Eshton, dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Mynih të Gjermanisë.

"Në kuadër të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, katërshja shpreh bindjen se vonesat e mëtejshme në rifillimin e negociatave janë të dëmshme për paqen dhe sigurinë rajonale", thuhet në deklaratë.

Liderët perëndimorë po ashtu kanë kërkuar nga qeveria egjiptiane t`i dëgjojë kërkesat e protestuesve për reforma.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›