Pritet vendimi i gjykates italiane per ish kryeministrin Berluskoni
Pasi është thënë dhe fjala përmbyllëse e avokatëve mbrojtës, tashmë pritet që gjykata italiane të japë vendimin për ish kryeministrin Silvio Berluskoni në procesin Mediaset. Vetëm pasdite do të jetë e mundur të mësohet se cili do të jetë fati i Berluskonit i cili akuzohet për evazion fiskal. Gjykata e shkallës së parë dhe stë dytë e kanë dënuar me 4 vjet burg dhe pesë vjet të tjera larg cdo posti publik. Prokurori i përgjithshëm ka konfirmuar kërkesën e tij por me uljen e një viti burg.
Politika italiane gjithashtu pret vendimin i cili do të ndikojë dhe në qeverinë e kryeministrit Enriko Leta.
Politika italiane gjithashtu pret vendimin i cili do të ndikojë dhe në qeverinë e kryeministrit Enriko Leta.