E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet vendimi për policët e MPB-së të Serbisë, të arrestuar në Gjilan

Misioni për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ende nuk ka njoftuar avokatët e pjesëtarëve të policisë e MPB-së së Serbisë, të arrestuar në rajonin e Gjilanit para një muaj, ka deklaruar sot avokati i njërit nga pesë policët e burgosur, Moidrag Bërklaq, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Bërklaq për agjencinë serbe ka deklaruar se ” kërkesa e prokurorit të Kosovës, Basri Morinës, për vazhdimin e paraburgimit ka shkruar parashtesën që me procedurë përmes internetit ka dërguar Kolegjit të EULEX-it në Prishtinë, ku ka mohuar vlerësimet e prokurorit. Kolegji këtë ka pranuar dhe ka pasur obligim që të vendosë për fatin e mëtejmë të paraburgosurve të cilëve sot u skadon paraburgimi”.

Njësitë speciale të policisë së Kosovës kanë prangosur më 25 shkurt në Gjilan pesë pjesëtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Zlatko Deniqin, Goran Matropazarevqiin, Nikolla Trajkoviqin dhe Dragan Stojkoviqin, të cilët sipas mediave të Beogradit, në Drejtorinë policore të Gjilanit,të zhvendosur në Vranjë në vitin 1999, kanë punuara në dhënien e pasaportave dhe lejeve të veturave.

Pjesëtarët e MPB-së të Serbisë, janë arrestuar, si të dyshuar se kanë vepruar kundër interesit juridik të Kosovës. Atyre u janë gjetur uniforma të policisë serbe e distiktive të MPS-së serb. Në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar armë të ndryshme dhe gjësende të tjera.

Si është e ditur gjykatësja e EULEX-it, Mariola Pasnik, më 27 shkurt, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për pesë nga gjashtë pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme serbe të arrestuar në rajonin e Gjilanit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›