E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës:Riparimi i rrugëve, brenda afatit

Shkon drejt përfundimit projekti i bashksië së Tiranës për riparimin e rrugëve të prishura në kryeqytet. Ndërsa ka mbetur edhe një javë nga përfudimi i afateve për ndërhyrje në rreth 100 rrugë të dëmtuara, drejtori i Planifikimit dhe Manaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës Taulant Zeneli ka deklaruar se deri më sot është punuar në masën 85 për qind, ndërsa nga java tjetër do të vijojë puna për sistemimin e kapakëve të pusetave.

Zenelaj tha se këto punime pritet të përfundojnë brenda muajit mars ndërsa nënvizoi se gjatë kësaj kohe përveç rrugëve dytësore bashkia ka ndërhyrë edhe në sistemimin e rrugëve kryesore.
 

Këtë të dielë është punuar nga ndërmarrja e shërbimeve të bashkisë së Tiranës në disa rrugë që përfshijnë unazën e kryeqyetit si rruga në krah të shkollës Vasil Shanto si dhe Hysni Bregolli në zonën e Don Boskos. Projekti i bashkisë së Tiranës për rregullimin e rrugëve të dëmtuara ka filluar në fillim të këtij muaji.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›