Fule nesër arrin në Kosovë, fillon studimi i fizibilitetit

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule të hënën arrin për vizitë zyrtare në Kosovë.
Zëvendësministri për integrime, Gëzim Kasapolli i ka deklaruar Radio Kosovës se gjatë vizitës në Prishtinë, komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fule, do të deklaroj zyrtarisht fillimin e studimit të fizibilitetit për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, para një jave ka bërë me dije, se nëse gjithçka shkon mirë, studimi i fizibilitetit mund të përfundojë Brenda këtij viti.
Ajo ka thënë se nuk ka garanci se pas studimit të fizibilitetit do të pasojë negociimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, për shkak të pesë vendeve hezituese të BE-së, por, sipas saj nëse ky studim del pozitiv, ajo beson në një zgjidhje pragmatike.