Pritet vit i vështirë për Kosovën
Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 21:11
Drejtori i Institutit RIINVEST, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Kosova po hyn në një vit mjaft të vështirë.
Sipas tij, imazhi ekonomik i Kosovës tek investitorët e huaj nuk është i favorshëm. Ai tha se Kosova nuk po bën mjaft në luftimin e informalitetit.
“Prandaj, them se viti 2011 është një vit mjaft pesimist për kosovarët, gjithmonë për shkak të një vazhdimësie të politikave ekonomike të gabuara në vend. Unë kam thënë gjithmonë se në Kosovë asnjëherë nuk është bërë analiza makroekonomike, nuk janë bërë asnjëherë politika ekonomike”, tha ai.
Abdixhiku mendon se rritja e TVSH-së do të ishte një goditje për ekonominë e Kosovës, meqenëse ajo do të prekte çdo produkt bazik në vend.