Euro e kalon krizën
Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 22:49
Financieri amerikan, George Soros deklaroi se kriza e euros është duke u zgjidhur, por se një krizë e ngjashme do të ndodhë pas dy vjetësh në Shtetet e Bashkuara.
"Sipas mendimit tim, pas dy vjetësh, kjo krizë evropiane do të përsëritet në Shtetet e Bashkuara për shkak të borxhit të madh të shumë shteteve federale amerikane", deklaroi ai gjatë Konferencës së 47-të vjetore për sigurinë në Mynih, në jug të Gjermanisë.
Sipas tij, kriza e euros është duke u zgjidhur, sepse "tani ekziston vendosmëria për krijimin e një politike fiskale të përbashkët ose të një administrate të përbashkët Thesari".
"Por, struktura që po vihet në zbatim nga liderët e 17 vendeve të zonës euro do të paraqesë gjithashtu probleme në vitet e ardhshme", shtoi ai.