E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media Kosova mafia dhe Zvicra

Keshtu titullohet artikulli ne numrin me te ri i revistes zvicerane Die Weltwoche. Gazeta lexohet nga rreth 400 mije abonente ne jave dhe ne cdo numer raporton per Kosoven shqiptaret dhe emigracionin kosovar ne Zvicer. Ajo akuzon Zvicren si bashkautore ne ndertimin e rrjeteve terroriste dhe kriminele te UK-se ne Zvicer dhe Evropen Juglindore

Berne 5 Shkurt 2011 NOA Xhemal Ahmeti 8211 Revista zvicerane Die Weltwoche numrin e saj me te ri ia kushton edhe njehere Kosoves respektivisht Kosoves Mafise dhe Zvicres sic eshte edhe tema frontale e numrit te se enjtes. Autori i artikullit eshte Dr. Kurt Pelda korrespondent i gazetes NZZ nga Afrika.

Une e njoh terroristin kur e shoh. Dhe keta njerez jane terroriste me kete citat te te derguarit te posacem te SHBA-ve Robert Gelbart te deklaruar me 1998 e nis revista Die Weltwoche rrefimin per UK-ne. Organizata ne fjale nuk paska punuar per pavaresine e Kosoves por per krijimin e Shqiperise se Madhe.

Hashim Thaci Xhavit Haliti Ali Ahmeti dhe Azem Syla kane qene kryesuesit e organizates ne fjale 8211 ketu autori i referohet nje raporti te KFOR-it nga viti 2004.

Pjesa kryesore e artikullit perfol biografine e Xhavit Halitit i cili paska qene shefi i rrjetit kriminel te droges dhe qe paska pasur per detyre financimin e luftes terroriste te UK per shperberjen e ish-Jugosllavise dhe krijimin e Shqiperise se Madhe. Se Haliti ka qene teper i involvuar ne rrjetet kriminele deshmon edhe fakti se Hashim Thaci kurre nuk ka pranuar te dale publikisht me te ne Zvicer keshtu Weltwoche.

Te hollat e ketyre aktiviteteve kriminele te UK-se kane qene te deponuara ne Zvicer. Sipas revistes Qeveria zvicerane ka bere cmos qe pas nderhyrjes se NATO-s ne Kosove te zhduke cdo dosje qe ka pasur te beje me Kosoven dhe UK sidomos asociimin e kesaj organizate me terrorizmin. Kjo sipas revistes ne fjale e ben Zvicren bashkautore ne nje ndermarrje kriminele.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›