E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabandë me njerëz

Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 21:55

Një femër është arrestuar nga Policia pasi që kishte marrë para nga tre persona duke iu premtuar se do t’iu rregullonte vizat për t’i dërguar jashtë vendit.

Tre ankues janë paraqitur në stacionin policor në Podujevë ku kanë raportuar se femra e dyshuar u kishte marrë gjithsej 15 e 500 euro me premtimin se do të ju rregullonte viza për të dalë jashtë Kosove.

E dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar në paraburgim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›