Pritja e Cameron, Rama publikon detaje nga vizita në Kryeministri

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndërsa mirëpriti në Kryeministri Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, Lordin David Cameron, i tregoi atij ambientet e godinës së Qeverisë Shqiptare dhe koleksionet e tij artistike.
Në pamjet e publikuara nga Rama, Cameron shihet se si interesohet për librin origjinal me punime artistike që Kryeministri Rama i dhuroi ndërsa i bën edhe fotografi tryezës së punës së tij.
Cameron tregon se familja e tij është plot me artistë, pasi gruaja e tij është dizenjatore dhe vajza është në shkollë arti.