E Enjte, 5 Nëntor 2026

IRAN – Miliona njerëz marrin pjesë në funeralin e Raisi

TEHERAN, 22 maj /ATSH-DPA/- Miliona njerëz u mblodhën në ceremoninë e funeralit të presidentit iranian Ebrahim Raisi në Teheran, i cili u vra në një aksident me helikopter.

Ngjarja e transmetua nga televizioni shtetëror i Iranit. Udhëheqësi suprem i vendit, Ayatollah Ali Khamenei udhëhoqi ceremoninë.

Raisi, ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian dhe shtatë persona të tjerë u vranë pasi helikopteri i tyre u rrëzua të dielën në një zonë malore të Iranit veriperëndimor.

Khamenei urdhëroi pesë ditë zie kombëtare që përfundon të premten.

Ceremonia e varrimit u ndoq nga përfaqësues të shumtë të lartë politikë dhe ushtarakë, si dhe personalitete të huaja.

Raisi do të varroset nesër në qytetin e tij të lindjes, Mashhad.

Përfaqësues të rangut të lartë të shteteve mike pritet të marrin pjesë, duke përfshirë liderin parlamentar rus Vyacheslav Volodin.

Vdekja e Raisi ka shkaktuar reagime të ndryshme në Iran.

Ndërsa mbështetësit e regjimit islamik të vendit kanë vajtuar për humbjen e një figure të rëndësishme politike, kritikët kanë vënë në pah represionin e shtuar që mbikqyrte administrata e tij. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›