“Ekspozitё, vitet 90-tё” nga Gani Xhengo

“Ekspozitё vitet 90-tё”, ёshtё titulli i ekspozitёs fotografike tё fotoreporterit Gani Xhengo tё cilin autori e çeli tё djelёn nё ambjentet e Muzeut Historik Kombёtar. Nё kёtё ekspozitё eshte nё qёndёr 20 vje- tori i pluralizmit dhe rёnia e simboleve tё komunizmit. Fotot janё kryesisht tё karakterit historik dhe dokumentarё. Janё rreth 100 foto tё pёrzgjedhura tё cilat autori i sjell me rastin e 20 vjetorit tё rёnies sё bustit tё ish diktatorit Enver Hoxha.
Nё kёtё ekspozitё nuk mungojnё edhe foto tё cilat janё shkrepur nё vende dhe qytete tё ndryshme turistike nё tё gjithё Shqipёrinё. Ekspozita e fotoreporterit Gani Xhengo do tё qёndrojё e hapur deri nё datёn 24 shkurt nё ambjentet e Muzeut Historik Kombёtar.