E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prekja e fatit japonez

Një koncert special i ansamblit të muzikës tradicionale japoneze “Wariki” do të mbahet në Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Nga Express më 20 shkurt 2011 në ora 16:17

Me mbështetjen e Ambasadës Japoneze në Austri, Fondacionit Japonez dhe Japan Tobacco International, ansambli i muzikës tradicionale japoneze do te performojë sot (e diel) në orën 19.00, në Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Publiku do të ketë mundësinë të shijojë kënaqësinë që ofrojnë daullet taiko, kitara shamisë, flautin vokobua dhe harpën japoneze koto, të cilat evokojnë muzikën dhe kërcimin tradicional japonez, të ndërlidhura me estetiken dhe sensibilitetin modern.
Nëntë akte Wariki do të performohen, përfshirë Torimai ( kërcimi i pulës) Shishimai (kërcimi i luanit) Tori no Joni (kërcimi i zogut) dhe Ninxha.

Audiencat e shumta për të cilat ka performuar Wariki janë impresionuar më së shumti nga akti Shishimi, ose “kërcimi i luanit”. Prej kohësh besohet se luani ka fuqinë të zhdukë të keqën për t’i bërë dëshirat e njerëzve realitet. Në Japoni thuhet se “nëse kafshohesh nga një kërcimtar luani, gripi nuk të zë, e nëse je i sëmurë do të përmirësohesh”. Shishimai, performuar nga Wariki, është frymëzuar nga variacioni i muzikës se folklorit Kagura, dhe kërcimit në fshatrat përreth Tokios.

“Është një nder i madh që më jepet mundësia të performoj në Kosovë për herë të parë në jetën time. Ju jemi mirënjohës si Ambasadës Japoneze ashtu edhe Japan Tobacco International që na bënë të mundur prezencën tonë në Kosovë. Jemi të sigurt se do të kemi një paraqitje të suksesshme të një pjese të traditës japoneze në Prishtinë”, tha Akira Katogi, themeluesi dhe lideri i ansamblit.

JTI është e vendosur të jetë një nga promotorët kryesorë të kulturës japoneze në Kosovë, me dëshirën e mirë për të prezantuar artin dhe traditën e këtij vendi mik përpara publikut kosovar”, tha Cristian Cring.

“Wariki” do te thotë “fuqia e harmonisë”, dhe çdo kush mund te ndjeje harmoninin mes artisteve dhe audiencës, dhe mes Kosovës dhe Japonisë” përfundoi Cring.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›