E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Diplomacia ende mund të funksionojë me Iranin

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se vazhdimi i pritur i bisedimeve ndërmjet fuqive botërore dhe Iranit për programin bërthamor të këtij vendi, paraqet një tjetër mundësi për zgjidhje diplomatike të kësaj çështjeje.

Duke u shprehur për situatën në Siri dhe thirrjet e fundit nga senatorët amerikanë, John McCain, Lindsey Graham dhe Josef Liebermann, për sulme ajrore amerikane, Obama tha se do të ishte “gabim” ndërmarrja e njëanshme e aksionit ushtarak për ta përmbysur qeverinë e presidentit Bashar al-Assad.

Ai gjithashtu kritikoi kandidatët republikanë për president, duke i akuzuar ata për kthimin në gjuhën e ashpër të kërcënimeve ndaj Iranit.

Obama mbajti konferencën e parë për shtyp që nga nëntori, ku i kritikoi rivalët e tij republikanë për nxitjen e një ndërhyrjeje ushtarake në Iran.

Ai kritikoi “mënyrën e rastësishme” me të cilët disa njerëz flasin për luftën, duke thënë se lufta nuk mund të jetë e tillë. Disa nga kandidatët republikanë për president kanë paralajmëruar se presidenti Obama do të sigurohet se Irani po ndërton armë bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›