E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia per privatet, 65 % e merr biznesi

Sipas te dhenave te fundit te Bankes se Shqiperise, rritja vjetore mesatare e kredise per sektorin privat per muajt qershor -gusht rezultoi 16 per qind ne terma nominale, ndjeshem me e ulet se mesatarja e pese muajve te pare te vitit prej 29 per qind. Pavaresisht niveleve te uleta te rritjes, kredia per biznese eshte kontribuuesi kryesor ne rritjen e kredise per sektorin privat, duke perbere rreth 65 per qind te saj. Trendi renes i kredise i atribuohet ngadalesimit te kredidhenies ne valute, ritmi i rritjes te se ciles ne muajin gusht ishte zero. Nderkohe, kredia ne leke vazhdon te ruaje ritmin mesatar te rritjes gjate gjithe vitit 2009, prej 30 per qind. Si rrjedhoje, pesha e kredise ne valute ne portofolin e kredise per sektorin privat ka zbritur ne 67 per qind. Ndergjegjesimi per pasojat e luhatjeve ne kursin e kembimit, si dhe shtrengimi me i madh i kushteve per kredimarresit qe kane te ardhura ne monedhe te ndryshme nga ajo e marrjes se kredise kane bere qe individet te terheqin me pak kredi ne valute se bizneset. Banka e Shqiperise njofton gjithashtu se, tregjet financiare jane karakterizuar nga permiresimi i likuiditetit dhe rifitimi i besimit te agjenteve ne to. Furnizimi i vazhdueshem nga ana e Bankes se Shqiperise te tregut te parase nepermjet operacioneve per injektimin e likuiditetit, ka ndihmuar per te qetesuar pjesemarresit e tregut si dhe per te furnizuar tregun me fonde, te cilat i kane sherbyer ndermjetesimit ne monedhen vendase per sektorin privat. Nevojat per likuiditet ne tregun nderbankar kane rezultuar ne ulje, duke mos ushtruar presion tek normat afatshkurtra te interesit. Situata paraqitet e kundert ne tregun primar te letrave me vlere te qeverise, ku pavaresisht likuiditetit te mjaftueshem, yield-et e bonove te thesarit me maturitet afatgjate kane rezultuar ne rritje.

Kreditimi, perqindja sipas burimeve

Bankave 59.38%

Institucione financiare jobankare 6.25%

Te tjera 34.38%


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›