Borxhi, arsyet kur duhet te marresh
Nje pyetje e rendesishme qe duhet t'i drejtoni vetes kur hyni ne borxh, eshte nese shuma e marre po krijon nje borxh te mire apo te keq. Borxh i mire konsiderohet kur huaja
merret per dicka te ciles do t'i rritet vlera me kalimin e kohes. Per shembull, blerja e nje prone te patundshme, hapja e nje biznesi ose marrja e huas per qellime edukimi, konsiderohen si arsye te mira per te hyre ne borxh. Vecanerisht, huate per qellime edukimi konsiderohen si borxh i mire, sepse ne te ardhmen nje edukim me i mire do te rrise te ardhurat tuaja. Ndersa, borxh i keq konsiderohet atehere kur ju merrni nje veprim te pamatur financiar dhe nuk jeni ne gjendje ta shlyeni huan brenda afatit te caktuar. Ne rast se ju duhen para per te rikonstruktuar shtepine dhe mendoni se pergjigja eshte kredia per shtepi, konsiderojini edhe nje here te gjitha mundesite tuaja. Ne qofte se nuk jeni ne gjendje te kryeni pagesat e kerkuara, atehere ju mund te humbisni shtepine tuaj, te
cilen e keni perdorur si garanci per te siguruar kredine qe keni marre. Prandaj eshte e rendesishme te mos lejoni askend te perpiqet t'iu mbushe mendjen qe te perdorni shtepine tuaj si garanci per te marre nje hua, te cilen nuk do te jeni me ne gjendje ta paguani. Per te pasur zgjidhjen me te mire duhet te njiheni me ate cfare ofron tregu, cilat jane institucionet qe ofrojne kredi dhe cilat jane kushtet specifike te tyre. Menyra me e mire do te ishte kontaktimi me disa huadhenes, duke perfshire bankat, shoqerite e kursimkreditit apo dhe fondacione te mikrokredise.