Reeker Shqiperia ka bere progres te votohen 3 ligjet

Philip Reeker është shprehur në Bruksel se 2013 është një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë duke pasur parasysh se në qershor zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në vend. Ai është shprehur se këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë. Më tej Riker theksoi se zgjedhjet e qershorit duhet të jenë të lira dhe të ndershme jo vetëm për Komunitetin Ndërkombëtar, por së pari për popullin shqiptar. Qytetarët shqiptarë duhet të kenë besim tek liderët e tyre është shprehur Reeker. Sekretari i zyrës për çështjet e Europës dhe Euroazisë në Bashkimin Europian ka thënë se Shqipëria ka bërë shumë progres gjatë këtyre viteve. Duke kërkuar që ky progres të konsolidohet". Reeker u ka bërë thirrje forcave politike në vend që tê votojnë ligjet për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian.