Brukseli shton monitorimin ndaj Shqipërisë
Share
Vetëm një ditë nga largimi i drejtorit për Ballkanin në Drejtorinë e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Piere Mirrel, në Shqipëri do të mbërrijë Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropën, Stefano Sanino.
Ky i fundit do të monitorojë nga afër ecurinë e reformave të kryera nga Shqipëria për integrimin europian. Sanino pritet që të takohet me krerët kryesorë të shtetit, duke nisur nga kryeministri Berisha.
Sanino së fundi ishte në Tiranë më 6 dhe 7 shkurt ku mori pjesë edhe në mbledhjen e radhës së Komisionit të Integrimit Evropian. Duket se monitorimi i Brukselit ndaj Shqipërisë tashmë është shtuar ndjeshëm.