Zef Brozi: Nuk duhen lënë në harresë akuzat e Hysen Shoshorit ndaj Berishës
Share


Hysen Shoshori
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, thotë se Berisha po përdor dosjet e ish të përndjekurve dhe e akuzon si njeriun që në 1992, së bashku me disa eksponentë të PD-së nuk donin të hapeshin dosjet.
Mbase ai donte të fitonte kohë për të zhdukur implikimet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij…Nuk duhet të lihen në harresë akuzat e Hysen Shoshorit”- thotë Zef Brozi në një intervistë për shqiptarja.com, i cili prej 1995 banon në Amerikë, ku u largua pas shkarkimit të tij nga Berisha, (ateherë president), kërcënimeve të shumta dhe ndjekjes së SHIK-ut.
Zef Brozi jep perceptimin e tij për partinë e re të Bamir Topin, e cila “duhet të ruhet nga shantazhet” dhe rolin që Berisha mund të lozë për ta shkatërruar.