Berisha: Integrimi, interes kombëtar. Sanino: Zgjedhjet kanë rëndësi kritike për të ardhmen
Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit, ku ka qenë i pranishëm edhe Drejtori i Zgjerimit në KE, Stefano Sannino, kryeministri Berisha ka thënë se integrimi është një interes kombëtar. Berisha i ka dorëzuar Saninos planin e veprimit për integrimin e vendit në BE, duke thënë se ky plan veprimi ka mundin, djersën, punën e përbashkët të mazhorancës, opozitës dhe shoqërisë civile.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se ka konsensus mes opozitës dhe pozitës për rregulloren e parlamentit, ngritjen e Gjykatës Administrative, reformën zgjedhore, por dhe heqjen e imunitetit e reformën e pronësisë.
Berisha tha se pozita edhe opozita janë dakord edhe për heqjen e imunitetit të zyrtarëve.
Ka pasur kundërshtime për rrugën ligjore, por qeveria do të pranojë kompromisin, do të pranojë atë formë që opozita e quan më të përshtatshme për realizimin e projektit të imuniteteve në Shqipëri, deklaroi Berisha.
Sanino nga ana e tij ka përshëndetur dialogun, ndërsa ka thënë se është shumë e rëndësishme që të përfundojë reforma zgjedhore në një kohë sa më të shkurtër.
Reforma zgjedhore duhet të përfundojë në javët në vijim që të sigurohemi që zgjedhjet në Shqipëri të bëhen në mënyrën më të mirë të mudshme. Kjo është tepër kritike për të ardhmen, ka thënë Sanino.