E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat, Sanino sërish në Tiranë

Stefano Sanino / Foto arkiv

Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sanino, mbërrin sot për një vizitë zyrtare në Tiranë. Ardhja e Saninos në Shqipëri ka për qëllim nxitjen për përshpejtimin e punës për plotësimin në kohë të 12 rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it.

Sannino do të takohet fillimisht me kryeministrin Berisha rreth orës 10:00. Ndërsa më pas, vizita e Saninos do të vijojë me takimin me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

Vizita e fundit e Saninos në Tiranë ishte më 6-7 shkurt të këtij viti. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›