E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë-Serbi, Ashton: Arritja e dialogut, historike

Thaçi e Ashton

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ashton deklaroi se  ajo që është arritur në dialogun Serbi – Kosovë është pothuajse historike.

Rëndësia e dialogut Serbi Kosovë është se aktualisht, ajo që ne menaxhuam, të arrijmë është pothuajse historike. E dimë se rruga te implementimi është me pengesa. E dimë se ka njerëz, që nuk  dëshirojnë që kjo të ketë sukses, që është tragjike. E dimë se do të duhen shumë përpjekje dhe ne duhet ta bëjmë këtë përpjekje në vazhdimësi, tha ajo gjatë fjalimit të saj në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel.

Ajo u ka bërë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të mos e pengojnë afrimin e Kosovës me BE-në.

Ashton përsëri ka shprehur falënderime personale për presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›