Privatizimi i HEC-eve ne shtator
Ministria e Ekonomisë ka shtyrë për në datën 10 dhe 13 Shtator të këtij viti dorëzimin e ofertave për privatizimin e Hec-ve Bistrica 1 dhe 2, dhe Ulëz-Shkopet. Afati i dorëzimit të dokumentacionit përkatës dhe shprehjes së interesit ishte data 9 Korrik, por mësohet se kërkesa për shtyrjen e afatit pranë ministrisë së Ekonomisë është dorëzuar nga kompania konsulente e procedurave të tenderimit. Arsyeja është nevoja që kanë 11 kompanitë ndërkombëtare të interesuara për një vlerësim më të mirë të veprave dhe përgatitjes së ofertës.
Burime nga Korporata Financiare Ndërkombëtare IFC, bëjnë me dije se shtyrja e afatit është brenda parametrave të së drejtës ndërkombëtare që gëzojnë subjektet. Të katër HEC-et që qeveria ka nxjerrë në privatizim, janë ndërtuar gjatë viteve 60-70, kanë një fuqi totale të instaluar prej 80 MW dhe gjenerojnë rreth 6% të energjisë totale që prodhohet në vend. Duke marrë parasysh çmimet aktuale të energjisë në treg, 60 euro për MW, të katër HEC-et së bashku kanë potencial për një xhiro vjetore prej 25 milionë euro me 546 mijë MË/h që prodhojnë.
Tashmë në garë janë futur kompani turke, një kompani italiane, austriake si dhe konsorcium austriako-izraelit. Të 11 kompanitë e interesuara për privatizimin e hec-eve janë thuajse me kapital të huaj, ku vetëm njëra prej tyre bën përjashtim, që është një konsorcium shqiptaro-amerikan. Jetëgjatësia e HEC-eve vlerësohet nga 250 deri në 300 vjet pa ndërhyrje dhe nëse do të ndërtoheshin sot do të kapnin një shifër prej afërsisht 250-300 milionë euro. Me zhvillimin e tenderit të hapur, ministria e Ekonomisë pret që të arrijë maksimumin e ofertës financiare, sigurisht më të lartë se 80 milionë euro.