E Diel, 1 Nëntor 2026

ILO paralajmeron humbje te vendeve te punes

Eurozona mund të humbasë 4.5 milionë vende pune 4 vitet e ardhshme paralajmëron organizata ndërkombëtare e punës.
Kjo rritje do ta çoje papunësinë në 17 vendet e Eurozonës në 22 milionë. Organizata tha se do te ishte e nevojshme një politikë më e përqëndruar në krijimin e vendeve të reja të punës, sesa tek politikat e kursimit
“Nuk është vetëm Eurozona që po përballet me probleme, e gjithe ekonomia globale rrezikon të infektohet”, thuhet në raport. Raporti thotë gjithashtu se të 17 vendet e Eurozonës do të vuajnë pasojat.
“Nëse nuk ndërmerren masat për rritje reale të investimeve, atëherë kriza ekonomike do të thellohet edhe më shume dhe rimëkëmbja ekonomike do të jetë e largët”, shprehet drejtori i përgjithshem i organizatës ndërkombëtare të punës Juan Somavia.
Raporti thotë se pasojat e një periudhe të gjatë politikash kursimi do të jenë të renda veçanërisht për të rinjtë.
Niveli i papunësisë në Eurozonë arriti në 11.1% në muajin maj, sipas të dhënave zyrtare të Eurostat.
Në Spanjë, ku regjistrohet niveli më i lartë i papunësise në Eurozonë, një në 4 njerëz është i papunë.
Papunësia tek të rinjtë në Eurozonë u regjistrua 22.6% në maj, që do të thotë se 3.5 milionë njerëz nën moshën 25 vjeç ishin të papunë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›